Veliaj: S'premtoj çudira, a i dolën Shkëlzenit 60 lejet e pallateve?

Shqipëria

Veliaj: S'premtoj çudira, a i dolën Shkëlzenit 60 lejet e pallateve?

Më: 25 maj 2015 Në ora: 20:47

Erion Veliaj prezantoi sot pasdite programin e tij në njësinë numër 6 në kryeqytet. Veliaj theksoi se në program parashikohen gjëra konkrete dhe jo çudira.
Edhe në këtë takim Veliaj përmendi djalin e ish-­kryeministrit Berisha duhet shtruar edhe njëherë pyetjen: “A ka njeri që në shtëpi të pyesë për fatin e Shkëlzenit, a i dolën 60 lejet e pallateve?”

Veliaj përsëriti për të disatën herë ftesën për një debat publik me kandidatin e opozitës Halim Kosova.

“Tani që kemi hyrë në fazë konkrete, e ftoj në debat kandidatin e opozitës apo këdo zëvendësues që do dërgojë ai. Kur ishte hera e parë dhe e fundit që erdhën në lagje për të identifikuar problemet? Sfida është e hapur. Të vijnë në lagje dhe të debatojnë para qytetarëve, kush ofron një plan më të mirë më konkret dhe më të matshëm.

Le të fitojë më i miri. Por momentalisht nuk kanë një plan. Asnjë njeri nuk është aq i çmendur që të pranojë të kthehemi aty ku ishim. I thonë njerëzve futini indietro, shkojmë te Saliu, shkojmë te Shkëlzeni, se atje ku ishim, ishim mirë. A ka njeri që flet në shtëpi për fatin e Shkëlzenit, a i dolën 60 lejet e pallateve?

Njerëzit në shtëpi flasin për më shumë parqe, jo më shumë pallate. Në 27 ditët që na kanë mbetur të jemi bashkë të japim një fitore që na çon në drejtimin e duhur. Nuk ka të majtë dhe të djathtë që mos kuptojë që Tirana ka shkuar në kundravajtje dhe që kemi nevojë urgjente për të shkuar në drejtimin duhur.”­ - tha Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat