Basha takohet me Gloverin

Shqipëria

Basha takohet me Gloverin

Më: 25 maj 2015 Në ora: 20:03

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me kryesuesen e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri, Audrey Glover, është ankuar për gjuhën e përdorur nga kryeministri në takimet elektorale.

Sipas kreut të PD-së është e dënueshme dhe e papranueshme gjuha fyese e Edi Ramës ndaj kandidatëve të opozitës, dhe presioni e kërcënimet që ai u bën qytetarëve kur thotë se do të bllokojë fondet nëse nuk votojnë kandidatët e tij.

Rama gjithashtu është ndalur dhe tek procesi i dekriminalizimit ku ndau shqetësimin për mungesën e vullnetit të mazhorancës për të miratuar aktet ligjore që do të ndalonin personat me precedentë kriminalë të garonin në zgjedhjet e 21 qershorit.

Basha, pasi shprehur dhe shqetësimin lidhur me përpjekjen siç e quajti ai të mazhorancës për eliminimin në tryezë kandidatin e opozitës për Kurbinin duke mos lejuar regjistrimin e tij, Glover u angazhua për monitorim të thellë e serioz të situatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat