Rama inspekton punimet e rrugës Banjë-Gramsh

Shqipëria

Rama inspekton punimet e rrugës Banjë-Gramsh

Më: 25 maj 2015 Në ora: 20:00

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Banjë të Gramshit, për të inspektuar punimet për rrugën Banjë-Gramsh dhe Urën e Trashovicës, që është pjesë e projektit infrastrukturor zëvendësues, i cili do të zbatohet, në kuadër të Projektit Hidroenergjetik të Devollit.

Rruga, investim me vlerë 33 milionë euro është e gjatë 15,5 kilometra, nga të cilat 11,7 kilometra është gjurmë tërësisht e re dhe 3.6 km gjatësi ndjek rrugën ekzistuese.

Ndër të tjera, projekti parashikon ndërtimin e 13 urave, prej të cilave, Ura e Trashovicës me një gjatësi prej 520 metrash dhe lartësi 58 metra, shënon urën më të gjatë në vend.

Rruga e re, e cila do të ndërtohet sipas standardeve më bashkëkohore të infrastrukturës, do të mundësojë lidhjen e të gjithë fshatrave përgjatë këtij aksi me infrastrukturën zëvendësuese, përmes rrugëve dytësore, të parashikuara në projekt me çdo element përkatës të sinjalistikës rrugore.

Punimet për ndërtimin e rrugës janë ndarë në dy lote: segmenti Banjë-Drizë dhe segmenti Drizë-Gramsh dhe Ura e Trashovicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat