Bojaxhi: Ja ku bllokojnë dhe ku bashkëpunojnë PS-PD

Shqipëria

Bojaxhi: Ja ku bllokojnë dhe ku bashkëpunojnë PS-PD

Më: 25 maj 2015 Në ora: 19:59

Kandidati i npavarur për bashkinë e Tiranës Gjergj Bojaxhi ka lëshuar akuza të forta ndaj dy partive kryesore politike dhe kandidatëve përkatës për kryeqytetin.

Lidhur me historinë e banesave të famshme sociale, pallate të tëra moderne të ndërtuara në zonën e Shkozës që kur ishte kryetar bashkie Edi Rama dhe që vazhdojnë të mbeten të kyçura me çelës prej vitesh, Bojaxhi shprehej se: “Banesat bllokoheshin nga PD-ja qe t’i jepte Basha, ndersa pastaj u bllokuan nga PS-ja qe t’i jape Erjoni. 400 familje nderkohe mbeten jashte”.

“Por per lejet e ndertimit te dy partite bashkepunojne ne menyre te persosur. Ndeshkoji partite me vote me 21qershor”, – vijonte Bojaxhi me komentin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat