Shkodër, Voltana hap fushatën: Do të jem këtu për t’ju shërbyer

Shqipëria

Shkodër, Voltana hap fushatën: Do të jem këtu për t’ju shërbyer

Më: 25 maj 2015 Në ora: 19:58

Voltana Ademi kandidatja e PD për Bashkinë e Shkodrës ka hapur fushatën elektorale në sheshin “Nënë Tereza”.

Ademi u ndal tek situata e rëndë ekonomike që ka pllakosur Shkodrën nën qeverisjen e të majtës. Ajo kërkoi mbështetje nga shkodranët për më shumë pune, dinjitet dhe mirëqënie për ta.

Kandidatja e së djathtës për Shkodrën Voltana Ademi theksoi se do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve në të njëjtën mënyrë, pa marrë parasysh nëse janë nga Bashkia apo Komuna, nëse vijnë nga një parti tjetër politike apo nga asnjë parti politike.

“Unë do të jem atje për t’ju shërbyer ju”, theksoi Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat