Nuk pezullohet polici që qëlloi më armë ndaj vëllait të Zef Hilës

Shqipëria

Nuk pezullohet polici që qëlloi më armë ndaj vëllait të Zef Hilës

Më: 25 maj 2015 Në ora: 17:50

Gjykata e Shkodrës rrëzon kërkesën për pezullimin nga detyra të efektivi Gjergj Dodani lidhur me incidentin në Vaun e Dejës me 22 maj 2015 mes tij dhe vëllait të kandidatit demokrat për Bashkinë e Vaut të Dejës Zef Hila.

Edhe pse Prokuroria kërkoi në seancë pezullim nga detyra të inspektorit, gjykata e argumentoi vendimin e saj se nuk ka fakte që mbështesin kërkesën e akuzës.

Përplasja mes Dodanit dhe Fredi Hilës u regjistrua pasdrekën e së premtes. Hila denoncoi se inspektori ka qëlluar me armë ndaj tij.

Por pas hetimeve paraprake, policia bëri me dije se në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja.

Për incidentin përveç selisë blu që dënoi ngjarjen dhe kërkoi zbardhjen e saj nga organet e drejtësisë, reagoi edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta./Oranews

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat