Meta: Aeroporti i Kukësit do të hapë 500 vende pune në dy vjet

Shqipëria

Meta: Aeroporti i Kukësit do të hapë 500 vende pune në dy vjet

Më: 25 maj 2015 Në ora: 17:36

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar se aeroporti i Kukësit do të vihet shumë shpejt në funksionim.

Këtë deklaratë Meta e ka bërë gjatë një takimi në Kukës.

Të pranishëm ishin edhe dy ministrat Blendi Klosi dhe Edmond Haxhinasto.

Meta tha gjithashtu se hapja e aeroportit të Kukësit do të gjenderojë 500 vende pune vetëm në dy vitet e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat