Fakulteti Ekonomik ndërpret mësimin, është dëmtuar nga shpërthimi i djeshëm

Shqipëria

Fakulteti Ekonomik ndërpret mësimin, është dëmtuar nga shpërthimi i djeshëm

Më: 25 maj 2015 Në ora: 16:56

Fakulteti i Ekonomikut ka vendosur sot të pezullojë mësimin për shkak të dëmtimit të godinës.

Sipas njoftimit në faqen e këtij fakulteti në rrjetet sociale mësimi nuk do të zhvillohet sot dhe nesër.

Shkaku i ndërprerjes janë dëmtimet e pësuara nga shpërthimi i djeshëm i godinës 5-katëshe që ishte pranë këtij fakulteti.

IKMT hodhi në erë me shpërthim të kontrolluar ndërtesën ngjitur me Fakultetin Ekonomik por për shkak të afërsisë midis dy objekteve është dëmtuar edhe ndërtesa e fakultetit.

Për shpërthimin e djeshëm ishin vendosur ne 300 pika te kolonave mbajtëse lende eksplozive, ku sipas IKMT-se ishte i suksesshëm .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat