Zgjedhjet 2015, Rama në Mallakastër: Do hedhim bazat e një ndryshimi rrënjësor

Shqipëria

Zgjedhjet 2015, Rama në Mallakastër: Do hedhim bazat e një ndryshimi rrënjësor

Më: 25 maj 2015 Në ora: 14:21

Nga Mallakastra, ku ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie Shyqyri Kapllani, kryeministri Rama ka ripërsëritur akuzat ndaj opozitës dhe kandidatëve të saj në zgjedhjet lokale të 21 qershorit,duke i cilësuar projektet e tyre një kthim pas .

Edi Rama: “Ata thonë votoni për SHQUP-in që kushdo që të kapi një shesh, të bëjë një përshesh, të ndërtojë pa leje, ta bëjë, se nuk vazhdohet më kështu, me shtet me disipline”.
Rama replikoi në distancë edhe me premtimet e bëra nga Partia Demokratike, si grisja e hartës së re territoriale që sipas tij nuk janë në kompetencë të bashkisë.

Edi Rama: “Ata thonë votoni për SHQUP-in që ta grisim këtë hartën territoriale se nuk ka kuptim të jetë një bashki Mallakastra, por duhet ta bëjnë 20 komuna. Ta zëmë se po ia hymë këtij diskutimi. Por çfarë lidhje ka 21 qershori me këtë? Pse Shyqua do ta grisi hartën, apo ai i komunës Qendër? Çfarë ka në dorë ai për dritat, çfarë ka në dorë ai për problemet që flet SHQUP-i? “

Rama premtoi se “Në katër vitet e ardhshme, në Mallakastër do të hedhim bazat e një ndryshimi rrënjësor dhe rezultatet do të fillojnë të duken shumë shpejt. Por përpara se të bëjmë këtë, duhet që t’i japim Shyqyriut një mbështetje të madhe, duhet që ta fitojmë këtë bashki me një rezultat shumë bindës. Një rezultat që të jetë shprehës i nevojës së secilit dhe çdo familjeje këtu, për ndryshim dhe shprehje e nevojës për të shkuar të gjithë bashkë në drejtimin e duhur”
Pas Mallakastrës, Kryeministri Rama zgjodhi Patosin për të prezantuar kandidaten për Kryetare Bashkie, Rajmonda Balili. Rama u premtoi banorëve se me zgjedhjen e kandidates së majtë në krye të bashkisë, problemi i ndotjes do të marrë fund.

Edi Rama: “Edhe për çështjen e ndotjes që deri dje ka qenë shumë e vështirë për shkak se janë të gjithë ato komuna që janë të prekura e kryetarë komunash që kanë bërë lojrat e tyre. Ne i kemi vënë përpara kompanisë një listë të gjatë me rezervat tona. Presim që kompania të japë përgjigje për ato që ne i kemi vënë përpara”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat