Nishani, apel shqiptarëve: Mos e shisni votën, është turpi që na njollos të gjithëve

Shqipëria

Nishani, apel shqiptarëve: Mos e shisni votën, është turpi që na njollos të gjithëve

Më: 25 maj 2015 Në ora: 14:06

Presidenti i vendit Bujar Nishani, në një mesazh për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, ka dhënë një mesazh sensibilizues për qytetarët shqiptarë që të votojnë pa u ndikuar nga presione të mundshme apo përpjekja për blerjen e votës.

“Votimi është një akt sublim për qytetarët. Votimi është një shprehje e vullnetit të lirë. Qytetarët duhet të shprehin preferencat e tyre. Vota është e rëndësishme, ndaj t’u japim zgjedhjeve rëndësinë që meritojnë”, – tha kreu i shtetit.

“Shitja e votës është turpi dhe tmerri që na njollos të gjithëve, – vazhdoi Nishani. – Mos e shitni votën, është turp, kandidati që e blen votën, nuk ju respekton, ju përbuz, ju gënjen. Ky fenomen ka ndodhur edhe më parë. Vota nuk merret në këmbim të asnjë favori. Denonconi përpjekjen për blerjen e votës, pasojat shkatërrimtare të së cilës mund të ndikojnë gjatë. Mos lejoni që dita e zgjedhjeve të bëhet ditë pazari votash. Zgjidhni kandidatët që kanë vizion, bindje, vendosmëri, sepse po zgjidhni të ardhmen tuaj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat