Promovimi i Shqipërisë nëpërmjet fotografisë, Barbullushi: Të nxjerrim në pah bukuritë e vendit tonë

Shqipëria

Promovimi i Shqipërisë nëpërmjet fotografisë, Barbullushi: Të nxjerrim në pah bukuritë e vendit tonë

Më: 25 maj 2015 Në ora: 13:39

Në këtë konferencë ku merrnin pjesë Ambasadori i Norvegjisë në Shqipëri, Jan Bnaathu, Zv. Ministrja e Punëve të Jashtmë e Shqipërisë, Odeta Barbullushi dhe Drejtoresha e British Council Albania, Aida Berxholi u dhanë detaje mbi lançimin e kësaj nisme.

Në fjalën e saj të rastit Zv. Minsitrja e MPJ të Shqipërisë, Barbullushi tha se “ColoursofAlbania” ka si synim përcjelljen dhe nxjerrjen në pah të bukurive dhe ngjyrave të vlerave të qyteteve, fshatrave dhe bregdeteve shqiptare.

“ColoursofAlbania” synon të sjellë një ndërthurje të të shkuarës me të tashmen shtoi Barbullushi në fjalën e saj dhe vazhdon më tej duke thënë se “ColoursofAlbania” është një inisjativë sa krijuese aq edhe edituese.

Në vazhdim të fjalës së saj, Barbullushi tha se kjo iniciativë tregon vullnetin e punë së MPJ për të përfshirë plotësisht instrumentet dixhitale në diplomacinë publike për ta bërë këtë diplomaci më të hapur për qytetarët si dhe për të gjetur gjuhën ë komunikimit më grupe të ndryshme të shoqërisë.

Konferenca për prezantimin e nismës kulturore e artistike në fushën e Diplomacisë Publike, Barbullushi në përfundim të fjalës së saj tha se diplomacia publike është një nga prioritetet e MPJ të Shqipërisë dhe se në këtë drejtim dy vitet e fundit janë hedhur hapa kokret në zgjerimin dhe zhvillimin e saj.

“ColoursofAlbania” është një konkurs fotografie në rrjetet sociale kryesisht në instagram, Facebook dhe Twitter i cili fton këdo të promovojë më të mirën e Shqipërisë me anë të fotografisë.

Konkursi i fotografive në kuadër të këtij projekti do të zjgasë deri më 17 korrik tëkij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat