Halim Kosova: Votoni drejtimin e duhur

Shqipëria

Halim Kosova: Votoni drejtimin e duhur

Më: 25 maj 2015 Në ora: 13:38

Kemi dëgjuar shumë mufka nga Dr. Halimi këto javë fushatë elektorale, por me sa duket në një pikë ai është i sinqertë, përderisa e ka përsëritur disa herë. Gjatë takimit të sotëm me biznesin, Kosova dha mbështetjen e tij publike për kandidatin e majtë, Erion Veliaj, duke u kërkuar qytetarëve të votojnë drejtimin e duhur, i cili është slogani i koalicionit të majtë.

“Një njeri me provë, me fakte të dukshme dhe të prekshme, transparent gjithmonë me qytetarët, është garancia më e madhe që vota e çdo njeriu do shkojë në drejtimin e duhur. Unë këtë kam në dorë, që emrin tim ta vë në tavolinë. Pse e kam bërë këtë, sepse kam pas dhe oferta të tjera, por tani jam i bindur se njerëzit më shumë se kurrë mendojnë që individi...” deklaroi sot Dr. Halimi.

Por, deputetes së PD Jorida Tabaku, e vetmja nga PD që e shoqëron rregullisht Dr. Halimin në fushatë, pasi pjesa tjetër e partisë e kanë lënë jetim, i ngriu gjaku nga mufka e radhës, rrëmbeu menjëherë mikrofonin dhe u mundua të rregullonte kështu:

“Mua më pëlqen edhe ironia e doktorit që e përdor gjithmonë drejtimi i duhur se ky është drejtimi i duhur, punë dhe dinjitet. Jo ai tjetri. Punë dhe jo fjalë, ky është drejtimi i duhur”, tha ajo.

Ama, Kosova s’mund ta linte me kaq, por vijoi: “Jo mor jo. Drejtim i duhur mund ta përdorin të gjithë, por puna është ça ke në mënd ti për drejtim të duhur”.

E më pas, vazhdoi: “Nëse ndonjë që thotë, hë se është i lodh, 5 ambulanca i duhen nga mbrapa për të më gjëmu m’u për t’i dhënë ndihmë, pas çdo 500 metra. Po ja u them se matem mirë me i thënë hajde më dil një herë në shesh ta shohim bashkë nëse jam i lodh apo s’jam i lodh. Njëri tani më kërkon lekët e motorrit se më tha duke të gjëmu ty m’u prish motori”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat