Dako përuron rrugën e Marinës: Shërbimi ndaj qytetarit, motoja e punës tonë

Shqipëria

Dako përuron rrugën e Marinës: Shërbimi ndaj qytetarit, motoja e punës tonë

Më: 25 maj 2015 Në ora: 13:23

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka përuruar përfundimin e punimeve të rrugës “Marina”, e cila do të shërbejë për mijëra qytetarë që jetojnë aty, por jo vetëm.

Gjatë takimit me banorët e lagjes 8 dhe 15, Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, për bashkinë e Durrësit është zotuar para banorëve se motoja e punës së tij është shërbimi ndaj qytetarëve, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.

Banorët, nga ana e tyre e kanë falenderuar kreun e Bashkisë, për këtë investim kaq të rëndësishëm të kryer në përmirësimin e infrastrukturës së kësaj zone.

Krahas përmirësimit të infrastrukturës rrugore në këtë zonë është investuar dhe në rrjetin e ujit të pijshëm. Tashmë, banorët e kësaj zone, falë investimeve të kryera nga Bashkia e Durrësit do të furnizohen normalisht me ujë të pijshëm pas 18 vitesh mungese të tij.

“Jemi sot këtu në një lagje ku janë kryer investime në rikontruksionin e rrugës Marina dhe në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit duke i dhënë fund problemit të ujit të pijshëm në këtë zonë. Ky model i punës së kryer për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, do të jetë prioriteti ynë edhe për zonat e tjera që janë pjesë e Bashkisë së Re të Durrësit për 4 vitet e ardhshme” .

Rruga e Marinës është rikonstruktuar me fondet e Bashkisë së Durrësit në një vlerë prej 6.6 milion lekë dhe janë kryer të gjitha kanalizimet dhe është shtruar 3200 metër katror asfalt duke i ardhur në ndihmë mijëra banorëve të lagjeve 8 dhe 15.

Dako: Zonë të lirë ekonomike në Spitallë, mijëra vende pune për qytetarët e Durrësit

Kreu i bashkisë së Durrësit, njëkohësisht edhe kandidat i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Vangjush Dako, në takimin e zhvilluar me banorët e Spitallës, ka konfirmuar krijimin e zonës së lirë ekonomike-tregtare-Industriale.

Ky projekt, thekson Dako, është iniciativë e qeverisë shqiptare, në bashkëpunim më Bashkinë e Durrësit, duke përzgjedhur zonën e Spitallës, e favorizuar nga pozicioni gjeografik i përshtatshëm (pranë portit). Me lehtësi fiskale për biznesin dhe për investitorët e rinj, jemi të bindur ka- deklaruar Dako – që investitorët do të vërshojnë nga brenda dhe jashtë vendit që të jenë prezent me bizneset e tyre në Durrës.

Dako, ka sqaruar përpara banorëve se ky projekt nuk ka asnjë lloj impakti negativ për mjedisin apo zonën përreth, përveç zhvillimit të mëtejshëm të zonës, për më shumë biznese, investime dhe punësim.

“Krijimi i zonës së lirë ekonomike do të përfshijë një sipërfaqe prej rreth 483 hektarë tokë, dhe do të jetë një mundësi e madhe punësimi pasi në këtë zonë ekonomike do të punësohen mijëra e mijëra qytetarë të Durrësit dhe më gjerë, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qytetit”, u shpreh ai.

Spitalla do të kthehet në një zonë të preferuar për investitorët”, është shprehur Dako gjatë bashkëbisedimit me banorët e kësaj zone.

Kjo zonë shtoi Dako është e avantazhuar për shkak të aksesit të shpejtë për në tregun nderkombëtar dhe avantazhi gjeografik.

Më tej, kandidati i ASHE-së, për bashkinë e Durrësit, është ndalur dhe në investimet që janë kryer në këtë zonë dhe që e kanë transformuar atë si dhe në investimin për impiantin e përpunimit të ujërave të zeza, duke e konsideruar atë si një aset të përbashkët, që ndikon në mbajtjen pastër të zonës.

Projekti i shpalljes së zonës së lirë ekonomike synon të tërheqë investimet e huaja dhe vendase, të cilat ndikojnë në arritjen e stadeve të reja të zhvillimit ekonomik të këtij rajoni.

Qëllimi i i tij është ndërtimi i një parku logjistik multimodal, i cili do të merret me shërbimet hyrëse, përpunimi dhe magazinimi të produkteve, aktiviteteve tregtare, import-eksport, ripaketim i lëndëve të para të aktivitete prodhuese përpunuese, agroushqimore, shërbimeve të ndryshme.

Investimi prej dhjetëra milionë eurosh, parashikon ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastruktures, rrugë të standardeve europiane, në funksion të veprimtarisë portuale dhe prodhuese që do të kryhet në zonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat