Meta: Basha u bë kryebashkiak nga votat e LSI

Shqipëria

Meta: Basha u bë kryebashkiak nga votat e LSI

Më: 25 maj 2015 Në ora: 13:02

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi nga Kukësi, se Lulzim Basha u bë kryetar Bashkie në Tiranë, falë 23 mijë votave të LSI.

Meta tha në Kukës se kandidati i tyre, Hasan Halilaj, nuk u bë pjesë e një mashtrimi të qeverisë së mëparshme me ujësjellësin e qytetit.

Nga Kukësi, Meta foli edhe për aeroportin e Kukësit, duke thënë se ai e ka nxitur këtë nismë.

Ndërkohë ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto tha se aeroporti do vihet në punë.

“Nuk ka asnjë koncesion që të mbyllë hapësirën ajrore të Shqipërisë. Disa kompani kanë treguar interes për aeroportin ku do të punësohen mbi 250 persona,” tha Haxhinasto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat