Tom Doshi del në fushatë për PS. Vihet në pikëpyetje marrëdhënia PS-LSI

Shqipëria

Tom Doshi del në fushatë për PS. Vihet në pikëpyetje marrëdhënia PS-LSI

Më: 25 maj 2015 Në ora: 12:36

Tom Doshi rikthehet ne lojen e politikes se dites. Megjithëse një deputeti i përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, përsëri Tom Doshi ka dalë në fushatë. Ai është parë pasditen e së dielës në krah të kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Evropianë në Bashkinë e Vaut të Dejës, Gjok Lleshi.

“Jam këtu me ftesë të Gjok Lleshit dhe rinisë së Bushatit. Jam i përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, por jo nga kjo parti, pasi mua nga kjo parti dhe nga politika më përjashton vetëm populli i cili më ka zgjedhur” – tha Doshi. Deklarate kjo qe shkon direkt per Edi Ramen dhe i kujton atij se Doshi eshte veshtire te largohet nga politika edhe kur duan Rama dhe Meta. Kete ka dashur te thote deputeti shkodran.

Megjithatë Doshi nuk i ka kursyer akuzat për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Unë mbështes Gjokë Lleshin për bashkinë e Vaut të Dejës, por dua t’ju bëj apel shkodranëve të mos shiten tek Lëvizja Socialiste për Integrim. Ata të votojnë sipas bindjeve të tyre” - tha Doshi.

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane Gjok Lleshi në këto zgjedhje përballet me kandidatin e djathtë Zef Hila.

Dalja e Tom Doshit ne fushate ne Shkoder e ndihmon betejen e te majteve kunder se djathtes, porse ka ftohur ne menyre drastike marredheniet mes Edi Rames dhe Ilir Metes, paçka se dalin bashke formalisht ne fushate. Mesohet se Ilir Meta i ka kerkuar kryetarit te PS Edi Rama qe Tom Doshi te mos dale ne fushaten e se majtes, pasi kjo do te shkakonte rishikim te marredhenieve mes tyre. Mundet qe kjo ka bere qe Rama ti jap Shpetim Idrizit nje post parlamentar te larte qe ta kete ne cdo rast te prishjes se raporteve Meta-Rama. Po keshtu nga burime te besueshme Tom Doshi i ka nisur mesazh Edi Rames qe largoje Ilir Meten dhe te sjellle une pese deputetë nga e djathta te votojne qeverine tende te re.

Diçka po leviz nen rrogoz dhe Tom Doshi nuk ka dale ne koken e tij ne fushate. Ai ka nje akord te fshehte perseri me Edi Ramen pasi jane shume miq te vjeter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat