Grida Duma, për pazar me gjyshen (Foto)

Shqipëria

Grida Duma, për pazar me gjyshen (Foto)

Më: 25 maj 2015 Në ora: 12:09

Kandidatja e PD për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, u fotografua të dielën në tregun ushqimor të Durrësit, së bashku me gjyshen e saj.

Fushata intensive e Dumës vazhdon, ndërsa më vonë ajo ishte në një nga urbanët e qytetit.

“Udhëtim me linjën e Porto Romanës në qytet për të bashkëbiseduar me qytetarët mbi shërbimin e transportit publik. Autobuzët mungojnë, nuk ka orare të shpeshta dhe orari është i kufizuar. Mungojnë abonetë në sasi të mjaftueshme dhe nuk ka mbulim në mjaft zona të qytetit dhe rrethinave. Sot qyteti mbulohet në rreth një të tretën e nevojës me shërbim transporti publik. Do t’i dyfishojmë linjat e autobuzëve. Do të shtrijmë linja edhe atje ku nuk ka. Qyteti do të ofrojnë linja transporti publik me abone për studentët, me tarifa zero për invalidët dhe për fëmijët e shkollave po projektojmë një linjë të dedikuar vetëm për shkollat,” thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat