Kosova: Do hapim 24 mijë vende të reja pune për Tiranën

Shqipëria

Kosova: Do hapim 24 mijë vende të reja pune për Tiranën

Më: 25 maj 2015 Në ora: 11:54

Kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës Halim Kosova në një takim me qytetarët në lulishten “Tre vëllezerit Frashëri” premtoi uljen e taksave deri në kufirin 30% që e përcakton ligjin për të nxitur punësimin.

Kosova premtoi gjithashtu hapjen e 24 mijë vendeve të reja pune në 4 vitet e mandatit të tij.

“Papunësia mbetet kryefjala. Ulja e taksave që bashkia ka në dispozicion deri në kufirin ligjor 30 %. Po kështu fondi i garancisë në punën e bashkisë do të ketë si limit shifrën 15 mln euro, për të nxitur punësimin” u shpreh Halim Kosova.

Po kështu Kosova tha se merrte përsipër lehtësimin e procedurave për çdo subject privat që do të hapë vende të reja pune.

“Marr përsipër të ofroj cdo individi apo sipërmarrësi që hap vende të reja pune thjeshtimin e procedurave nga 4 në 1 dhe realizimin dhe përgjigjen do ta marrë në kohë rekord duke ofruar si mundësi të re “Oner stop shop.

“Në 4 vjet do të hapim 24 mijë vende të reja pune. Dhe ka një mundësi tjetër për të hapur 10 mijë vende si mundësi punësimi kryesisht për të rinjtë përmes praktikave me ndërmjetësim e bashkisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat