Padia për shpifje, Tahiri: Paloka të më kërkoj falje publike

Shqipëria

Padia për shpifje, Tahiri: Paloka të më kërkoj falje publike

Më: 25 maj 2015 Në ora: 10:49

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u shpreh i gatshëm që të përfundojë gjyqin me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, nëse ky i funti kërkon falje lidhur me deklaratat për të cilat është paditur. Ministri Tahiri, i cili paditi në janar Palokën për shpifje, kërkoi që deputeti t’i tërhiqte pas akuzat e pabaza, përmes një falje publike.

“Pajtohem me Palokën nëse kërkon falje publike, në të kundërt jo”, u shpreh ministri.

Tahiri u paraqit sot në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që i pandehuri mungoi sërish në seancën e sotme, duke u përfaqësuar me avokatin e tij mbrojtës. Ky i fundit u shpreh: “I qëndrojmë akuzave, nuk tërhiqemi”.

Ministri u pyet lidhur me kërcënimet që mori përmes mesazheve në celular. “Nuk ndihem i kërcënuar, policia do bëjë punën”, tha Tahiri. Tre ditë më parë u bë publik fakti që në celularin e ministrit Tahiri mbërriti mesazhi kërcënues: “Nëse merresh me familjen Gjuta, do ta pësosh”.

Seanca e radhës në Gjykatën e Lartë pritet të mbahet më 15 qershor. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, paditi deputetin e PD-së, Edi Paloka, pasi ky i fundit e akuzoi si të lidhur me bandat kriminale dhe mbrojtës të tyre. Paloka deklaroi më 23 janar se, Tahiri i bën presion medias dhe prokurorisë për zbulimet e fundit e fundit në lidhje me rrjetin e trafikantëve shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat