Duma: Dyfishim linjave të transportit publik në Durrës

Shqipëria

Duma: Dyfishim linjave të transportit publik në Durrës

Më: 25 maj 2015 Në ora: 10:46

Deputetja Grida Duma sot gjate fushates zgjedhore ka udhetuar me linjen e Porto Romanes per te biseduar me qytetaret, te cileve u ka premtuar dyfishim te linjave te transportit publik.

"Udhëtim me linjën e Porto Romanës në qytet për të bashkëbiseduar me qytetarët mbi shërbimin e transportit publik. Autobuzët mungojnë, nuk ka orare të shpeshta dhe orari është i kufizuar. Mungojnë abonetë në sasi të mjaftueshme dhe nuk ka mbulim në mjaft zona të qytetit dhe rrethinave. Sot qyteti mbulohet në rreth një të tretën e nevojës me shërbim transporti publik. Do ti dyfishojmë linjat e autobuzëve. Do të shtrijmë linja edhe atje ku nuk ka. Qyteti do të ofrojnë linja transporti publik me abone për studentët, me tarifa zero për invalidët dhe për fëmijët e shkollave po projektojmë një linjë të dedukuar vetëm për shkollat", ka shkruar ajo ne Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat