Tom Doshi mbështet kandidatin e mazhorancës për Vaun e Dejës

Shqipëria

Tom Doshi mbështet kandidatin e mazhorancës për Vaun e Dejës

Më: 25 maj 2015 Në ora: 09:08

Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste, Tom Doshi ka qenë i ftuar në një gtakim elektoral që është bërë në mbështetje të kandidatit të së majtës në Vaun e Dejës. Doshi ka qenë i pranishëm në këtë takim elektoral në komunën Bushat në Shkodër, duke shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e mazhorancës për Vaun e dejë, Gjokë Lleshin.

Doshi deklaroi se atë nuk e përjashton askush nga politika, është vetëm populli që e vendos këtë. Në fjalën e tij ai gjithashtu është shprehur se kandidatuar e Gjokë Lleshit është e duhura për Vaun e Dejës de se ai e ka fitoren e sigurtë.

Përmes një postimi që ai ka bërë në profilin e tij në Facebook, Doshi garanton se nuk do të marrë pjesë në fushatë në asnjë njësi të qeverisjes vendore të qarkut të Shkodrës.

“Nuk është rastësi që pas një incidenti të vogël në Vaun e Dejës, ku u përfshi vëllai i kandidatit Zef Hila, i pari që reagoi ishte Ilir Meta. Fitorja jonë në Bashkinë Vau Dejës, është fitore kundër LSI dhe të mbështeturit prej saj Zef Hilës. Për këtë arsye, edhe dy kryetarët në detyrë të komunave Vig Mnele dhe Hajmel, Pjetër Lleshi dhe Lekë Biba të zgjedhur nga PD, i janë bashkuar PS dhe kandidatit fitues Gjokë Lleshi.

Ky është vetëm fillimi i një seri takimesh që do të kulmojnë me fitoren historike të 21 qershorit në Bashkine e re të Vaut të Dejës. Si gjithmonë, edhe këtë herë, do të jemi së bashku në fitoren tonë të radhës”, shkruan ndër të tjera deputeti i Shkodrës Doshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat