Platformë online, për shitjen e produkteve bujqësore

Shqipëria

Platformë online, për shitjen e produkteve bujqësore

Më: 25 maj 2015 Në ora: 08:26

Sipërmarrësit në sektori e bujqësisë në Shqipëri po shohin mundësinë e krijimit të një portali online, që përveç reklamimit të produkteve do të krijojë mundësi lidhje mes prodhuesve dhe blerësve, për shit-blerjen e prodhimeve bujqësore.

Bujqësia në Shqipëri është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, që jep 20% të PBB. Por një nga pikat më të vështira për të gjithë ata që merren me bujqësi, është tregtimi i prodhimit bujqësorë.

Elvis Mançe, specialist i bujqësisë shprehet se “Agr.al” është një platformë unike në llojin e saj, dedikuar tërësisht bujqësisë dhe blegtorisë, që informon me detaje mbi sasinë e prodhimit dhe u jep mundësi blerësve të gjejnë tregje të reja, në zona të ndryshme të vendit.

E gjithë proçedura midis prodhuesit dhe blersit kryhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë pa ndërmjetësime dhe pa komisione duke i dhënë mundësinë çdo prodhuesi të gjejë tregje për shitjen e produkteve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat