Mjekët që s’plotësuan kreditet: Ja si regjistrohen për në provim

Shqipëria

Mjekët që s’plotësuan kreditet: Ja si regjistrohen për në provim

Më: 25 maj 2015 Në ora: 07:47

Mjekët, farmacistët dhe stomatologët, të cilët nuk arritën të përmbushin detyrimet e ciklit të parë 5-vjeçar të ricertifikimit do të duhet të bëjnë një kërkesë me shkrim për t’u regjistruar pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Pas shpalljes së listës përfundimtare nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim, tashmë këta profesionistë të shëndetësisë kanë përgjegjësinë për të bërë vetë regjistrimin, pasi vetëm në këtë mënyrë ata do të hyjnë në provimin e ricertifikimit, kalimi me sukses i të cilit bën që të mos iu rrezikohet vendi i punës apo licenca e ushtrimit të profesionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat