Tensionet Shqipëri-Greqi, ndërhyn Komisioni Europian

Shqipëria

Tensionet Shqipëri-Greqi, ndërhyn Komisioni Europian

Më: 24 maj 2015 Në ora: 23:06

Komisioni Europian ka reaguar sot pas tensionit të krijuar midis Shqipërisë dhe Greqisë për kërkimet për naftë në Detin Jon.

Zëdhënësja e Komisionit Kojancic u shpreh se: “BE-ja nxit normalizimin e marrëdhënieve” si dhe i mbështe vende në rrugën e tyre drejt BE-së.

“Bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi janë me shumë rëndësi”, – u shpreh Kojancic.

“Inkurajojmë autoritetet për bashkëpumin e pajtim”, – përfundoi ajo.

Ky reagim erdhi pasi gazeta greke To Vima më herët gjatë ditës kishte shkruar se me qëndrimin e saj Shqipëria po sfidonte kufijtë mes dy vendeve.

Gazeta shkruante gjithashtu se klima në rajon shumë e tensionuar dhe këto tensione janë një alarm për irredentizmin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat