Duma, plan për agroturizmin e Durrësit

Shqipëria

Duma, plan për agroturizmin e Durrësit

Më: 24 maj 2015 Në ora: 18:17

Kandidatja e PD për bashkinë e Durrësit Grida Duma është takuar sot me banorët e Armathës, Rrotullit dhe Shën Pjetrit për të bashkëbiseduar mbi agroturizmin.

Duma garantoi se plani i saj për këtë sektor “do hapë vende pune” dhe do garantojë “shitjen shpejt dhe me çmim më të mirë të produktit bujqësor”, si dhe “subvencionimin e fermerit dhe jo tregtarit, si dhe promovimin e zonës për më shumë turizëm”.

Kandidatja e djathtë akuzoi se “Nuk është bërë mjaftueshëm për bujqësinë” por premtoi se “bashkë do bëjmë më shumë me agroturizmin”.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat