Ligj i ri për liberalizimin e blerjes së armëve të zjarrit

Shqipëria

Ligj i ri për liberalizimin e blerjes së armëve të zjarrit

Më: 24 maj 2015 Në ora: 17:35

Së shpejti gjithkush mund të posedojë një armë zjarri nëse do t’i duhet për arsye të pranueshme.

Në bazë të një ligji të ri për armët e zjarrit që pritet të hyjë në fuqi pas miratimit të akteve nënligjore përkatëse dhe udhëzimeve të Ministrit të Brendshëm, një kategori armësh zjarri mund të merren lirisht nga çdokush.

Ky fakt është konfirmuar për televizionin “A1 Report” nga shefi i zyrës së shërbimeve ndaj të tretëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Dhimitraq Ziu.

Sipas Ziut edhe pse lejet e armëve të zjarrit do të jepen lirisht, do të ketë edhe raste të kufizimeve. Kjo do të varet nga personaliteti, nga gjendja penale dhe situata familjare e personit.

Ndërkaq ligji i ri parashikon edhe kontrolle të rrepta dhe penalitete për personat që do të pajisen me të drejtën e mbajtjes së armëve të gjahut apo të zjarrit.

Gjatë vitit të kaluar, policia e shtetit ka vendosur anulimin e lejeve për armët e zjarrit për rreth 400 raste, pasi janë gjetur me shkelje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat