Përrenjas, shembje masive dheu në hyrje të minierës, s’ka të lënduar

Shqipëria

Përrenjas, shembje masive dheu në hyrje të minierës, s’ka të lënduar

Më: 24 maj 2015 Në ora: 17:18

Shembje masive ka patur ditën e sotme në minierën e Katjelit në Përrenjas teksa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Shembja e masivit në minierë ka ndodhur në hyrje të galerisë numër 4 gjatë pasdites.

Punonjësit janë shprehur se ata kanë qenë të mbledhur jashtë galerisë në momentin që ka ndodhur shembja pranë galerisë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka nisur edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat