PD: Veliaj mashtroi komunitetin rom

Shqipëria

PD: Veliaj mashtroi komunitetin rom

Më: 24 maj 2015 Në ora: 16:43

Partia Demoratike nëpërmjet një deklarate për mediat, ka akuzuar kandidatin e PS-së për bashkinë e Tiranës Erjon Veliajn se ka mashtruar për ndërtimin e një qendre sociale për romët, duke vjedhur sipas saj një sasi të madhe parash.

“Në shtator 2013, Erion Veliaj mori ish-repartin e Kimisë nën administrimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, për të ndërtuar një Qendër Tranzicionale Emergjence për romët. Një vit më pas, në shtator 2014, qeveria dhe dy donatorë hodhën para pa hesap që të ndërtohet “Qendra Kombëtare Tranzicionale e Emergjencave”, tha Kastriot Sulko për mediat.

Ai tha se në këtë qendër u rregulluan vetëm 10 dhoma së për të krijuar idenë se u punua, por sipas selisë blu ajo mbeti e mbyllur dhe e fshehur gjithashtu për syrin e publikut.

“Sasia e parave mbeti e fshehtë, kontraktori fitues i punimeve mbeti i fshehtë, u rregulluan shpejt vetëm 10 dhoma ndërsa të tjerat u lanë siç ishin ndonëse sasia e parave ishte gjigante. Nga frika e publikimit të abuzimeve të shumta me fondet, Qendra është si kamp-burg ku nuk lejohet hyrja pa autorizimin e Shërbimit Social Shtetëror, pra askush përveç të besuarve të Erionit.

Gjendja e Qendrës është shumë e rënduar siç shihet në fotografinë e bashkëngjitur. Duket qartë që romët flenë në korridore, nuk ka divane dhe as dyshekë, nuk ka drita dhe romët e kësaj godine nuk marrin as ndihmë ekonomike madje as ushqime. Romët vuajnë edhe nga një presion i madh psikologjik për të mos nxjerrë shqetësimet e tyre në publik”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se Veliaj mashtroi romët dhe njerëzit në nevojë.

“Erion Veliaj premtoi, por ka vetëm fjalë dhe i mashtroi romët dhe njerëzit në nevojë. Erioni ishte Ministri përgjegjës për ta realizuar këtë premtim. Ai kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për të realizuar këtë dhe dhjetëra premtime të tjera që po ia përmendim çdo ditë qysh prej 2 javësh dhe ia publikojmë në ëebsite. Erioni premtoi por mashtroi.

Papagalli i Ramës, premton por ka vetëm fjalë pasi kurrë nuk realizon. Erioni premton prapë veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i mashtrojë sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin. Ka dy javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër premtim të thyer dhe nga një tjetër mashtrim. Votuesit nuk janë lodra që të mashtrohen përsëri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat