Vrasja në Belgjikë, dosja e Frrokut do të hetohet nga dy prokurorë shqiptarë

Shqipëria

Vrasja në Belgjikë, dosja e Frrokut do të hetohet nga dy prokurorë shqiptarë

Më: 24 maj 2015 Në ora: 14:55

Në lidhje me dosjen e Frrokut dhe vrasjen e ndodhur në Belgjikë, duket se do të jenë 2 prokurorë shqiptarë që do të merren me këtë çështje. Dy prokurorët dhe pse kanë prova dhe fakte nga homologët belg, duhet që ti kryejnë nga e para veprimet hetimore.

Ndërkohë, Mark Frrok po hetohet dhe për kallzim të rremë, pastrim parash, ndërkaq pjesë e hetimit janë dhe dëshmitë e personave që pretendojnë të kenë qenë dëshmitarë okularë.

Gjithashtu një rëndësi të veçantë në këtë hetim do të kenë dëshmitë e vajzave që pretendohet se janë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni nga i pandehuri gjatë kohës kur ky i fundit ishte rezident në shtetin belg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat