Premtimet e Kosovës: Rrugë dhe parkim për Tiranën

Shqipëria

Premtimet e Kosovës: Rrugë dhe parkim për Tiranën

Më: 24 maj 2015 Në ora: 12:49

Kandidati i opozitës Halim Kosova ka qenë sot në një takim me banorët e lagjes “Ali Demi” në Tiranë ku ka biseduar për problemet që i shqetësojnë dhe u ka premtuar zgjidhjen e një sërë shqetësimesh.

Ai ka premtuar ndërtimin apo rregullimin e disa rrugëve dhe një lehtësim në parkim duke shtuar 4 mijë parkime të reja.

Ja premtimet që ka bërë Kosova paraditen e sotme:

Do punoj për një qytet që lëviz lirshëm, dhe gjeneron zhvillim
Do parandaloj agresivitetin, do mënjanojmë kaosin
Do ndihmoj të krijoj më shumë siguri duke ngritur korsi të dedikuara për seicilin mjet transporti.
Një ambient më miqësor për qytetarët.
104 projekte infrastrukture në kryeqytet
Do rikonstruktuohet 300 mijë metra katror trotuare
Do ndërtohen 50 km rrugë të reja brenda dy viteve të para si kryetar.
94 km rrugë të asfaltuar dhe 4 mijë vende për parkingje në blloqe mes pallateve dhe përreth.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat