Votat që i “firojnë” PD-së, a do jetë bojkoti një zgjedhje?

Shqipëria

Votat që i “firojnë” PD-së, a do jetë bojkoti një zgjedhje?

Më: 24 maj 2015 Në ora: 12:39

Zgjedhjet e qershorit 2013 ishin goditja më e madhe që PD kishte marrë ndonjëherë në historinë e saj, por duket se nuk mund të jetë e vetmja.

Zgjedhjet vendore pas katër javësh mund të përsërisin të njëjtin skenar duke e tkurrur edhe më ndikimin e saj, madje këtë herë rezultati për shka k edhe të ndarjes së re territoriale pritet të jetë më i frikshëm në favor të mazhorancës.

Arsyeja kryesore ëshët largimi i disa prej aleatëve të PD-së që kishin një numër të konsiderueshëm votash që në këto zgjedhje realisht mund të bënin diferencën.

Kështu, të djathës i janë larguar nga koalicioni PDIU e cila në zgjedhjet e 2013 mori thuajse 45 mijë vota dhe PDK me diçka më shumë se 13 mijë që në total përbëjnë një mungesë prej 58 mijë votash.

Vota këto që i kalojnë mazhorancës e cila nëse i qëndrojmë rezultatit të 2013 me aleatët e rinj do të kishte një diferencë prej thuajse 460 mijë votash më shumë se PD dhe aleatë.

Por analistë të ndryshëm thonë se PD mund të marrë në konsideratë edhe bojkotimin e këtyre zgjedhjeve.

Madje ka edhe nga ata që thonë edhe orën fikse (!) se kur do të ndodhë bojkoti.

Gjithsesi fushata është në ditën e tretë të saj dhe mund të ketë një rigjallërim të PD-së në javët e mbetura, por gjithsesi parashikimet duken të zymta, dhe bojkoti nuk duket thjesh si një thashethem…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat