Pas kërcënimit, Tahiri lëviz me makinë të blinduar

Shqipëria

Pas kërcënimit, Tahiri lëviz me makinë të blinduar

Më: 24 maj 2015 Në ora: 12:05

Pas kërcënimit me anë të një mesazhi telefonik, blindohet siguria e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. RENEA ka marrë në mbrojtje të menjëhershme ministrin e Brendshëm dhe familjarët e tij.

Nga ana tjetër pritet që prokuroria e Përgjithshme të marrë një vendim definitiv për mbrojtjen e ministrit dhe familjarëve të tij për një kohë të papërcaktuar edhe pasi Tahiri të lërë detyrën e ministrit. Kërcënimi ndaj Ministrit është vlerësuar maksimalisht nga të gjitha institucionet ligjzbatuese të sigurisë, të cilat janë angazhuar maksimalisht në bashkëveprim me njëratjetrën për kapjen e kërcënuesve si dhe sigurimin e jetës së ministrit.

Sipas informacioneve, ministri Tahiri mori një mesazh kërcënues me datën 9 maj, mesazh ky që besohet se ka lidhje me atentatin që ju bë farmacisë së babait të tij më 10 shkurt dhe valës së arrestimeve për këtë ngjarje. Pas kërcënimeve, Tahiri lëviz në udhëtimet e tij me mjet të blinduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat