Vazhdon “beteja” me leje legalizimi, edhe Meta shpërndan në Vorë

Shqipëria

Vazhdon “beteja” me leje legalizimi, edhe Meta shpërndan në Vorë

Më: 24 maj 2015 Në ora: 11:55

Kreu i LSI Iilir Meta ka qenë në Vorë ku së bashku me drejtorin e ALUIZNI-t Artan Lame kanë shpërndarë 300 leje legalizimi.

Ditën e djeshme në Vorë ka qenë Erion Veliaj që ka shpërndarë leje legalizimi ndërsa dytë më parë kryeministri Rama.

Me sa duket mazhoranca ka nisur betejën e saj elektorale me dhënien e lejeve të legalizimit e cila ishte edhe një prej premtimeve të mëdha të fushatës së 2013.

“Do t’i japim zgjidhje sa më shpejt këtij procesi që shqetëson shumë qytetarë”, ka thënë Meta gjatë shpërndarjes së lejeve të legalizimit.

Ai theksoi se kjo çështje do të jetë prioritet i bashkisë së re të Tiranës dhe do të veprohet sa më shpejt të mundet, por gjithmonë duke respektuar plotësimin e dokumentacioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat