Vjedhja e energjisë, arrestohen 8 pronarë biznesesh

Shqipëria

Vjedhja e energjisë, arrestohen 8 pronarë biznesesh

Më: 24 maj 2015 Në ora: 10:26

Vijon puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 14 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 14 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 8 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, të cilët janë pronarë biznesesh .

Janë shpallur në kërkim 4 persona, ndiqen në gjendje të lirë 2 persona. Në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar çdo ditë 60 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.

Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici-OSHEE në 4.105 raste . Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 1.989 lidhje të abonentëve debitorë dhe 14 lidhje të paligjshme.

Gjithashtu janë kontrolluar 64 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur , deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat