Shëmbet sot me eksploziv godina 5-katëshe te Ekonomiku

Shqipëria

Shëmbet sot me eksploziv godina 5-katëshe te Ekonomiku

Më: 24 maj 2015 Në ora: 09:41

Forcat e xhenios të ushtrisë do të bëjnë sot me shpërthim të kontrolluar shëmbjen e godinës 5-katëshe te Fakulteti Ekonomik.

Kjo godinë është ndërtuar në oborrin e fakultetit dhe ka pasur protesta dhe kundërshtime të shumta për ndërtimin e saj.

Xheniot kanë vendosur kallëpë eksplozivi në kollonat e saj dhe pritet që të shëmbet rreth mesditës.

Ky është objekti i dytë që prishet në harkuan kohor të 1 viti në zonën përreth fakultetit Ekonomik, teksa një vit më parë ka pasur protesta dhe nga studentët e fakultetit si dhe administrata për prishjen e pallatit pasi sipas tyre pengonte ecurinë normale të fakultetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat