Ministri Bushati 30 minuta me vonesë në Bundestag

Shqipëria

Ministri Bushati 30 minuta me vonesë në Bundestag

Më: 23 maj 2015 Në ora: 21:49

Vizita e ministrit të jashtëm të shqipërisë në gjermani nuk ka qenë kaq mirëkuptuese nga mikpritësit sic tregojnë këto foto të publikuara nga vetë ministry Bushati.

Burime për abc news tregojnë se ministri i jashtëm shqiptar ka mbrritur me 30 min vonesë në komisonin e çështjeve europiane të Bundestagut, një gjest që prishi atmosferën duke nisur një takim jo të qetë.

Në kohën e mbetur deputetët dhanë mesazhe dhe shprehën pakënaqësi mbi gjendjen në shqipëri, prioritetet e papërmbushura të Komisonit Europian dhe shumë probleme të tjera të pazgjidhura.
Të njëjtët burime bëjnë me dije se nuk kaloi pa u diskutuar as rasti doshi dhe ceshtja salamander sipas se ciles opozita ka ngritur pretendime se ndarja eteritoriale eshte bereper qellime elektorale
Por mësohet se ministry Bushati i kundërshtoi këto dy pretendime.
Nen takim kritikat nuk janë kursyer as për deklaratën e kryeministrit rama për bashkimin e Kosovës me Shqiperine edhe permes rruges normale. Bundestagu gjerman nuk ka për të respektuar asnjëherë deklarata të tilla të papërgjegjshme, jo serioze dhe që sjellin shqetësim në rajon.
Në përshkrimin që ministri Bushati i bëri vizitës së tij në gjermani, ky takim kaloi me një fjali të thjeshtë :

“…zhvillova një seancë dëgjimore në Komisionin e Çështjeve Evropiane të Bundestag-ut.”

Seancë e cila megjithese filloi 30 min vonesë u mbyll fiks në orën e përcaktuar, pasi
Deputetët gjermanë nuk e toleruan aspak mungesën e përpikmërisë së ministrit të jashtëm të shqipërisë Ditmir Bushati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat