Voltana Ademi i jep pronën e saj për zyra elektorale…LSI-së

Shqipëria

Voltana Ademi i jep pronën e saj për zyra elektorale…LSI-së

Më: 23 maj 2015 Në ora: 19:20

Voltana Ademi i ka dhënë në përdorim si zyrë elektorale një pronë të saj Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Lajmi i pazakontë bëhet i ditur nga vetë LSI dega Shkodër, përmes një postimi disi ironizues në Facebook.

Ademi, e cila është kandidate e demokratëve për Bashkinë Shkodër, mësohet t’i ketë dhënë LSI-së një zyrë në katin e tretë të një godine në pronësi të familjes së saj, raporton Javanews.al.

“Kandidatja e PD, Voltana Ademi në Shkodër, pranon që prona e saj të funksionojë si zyrë elektorale e LSI. Siç duket edhe ajo preferon të jetë pjesë e kësaj force politike”, shkruhet në faqen zyrtare të LSI Shkodër.

Nuk dihet nëse zyra është dhënë falas apo kundrejt një shpërblimi financiar në formë qeraje, por sado nevojë që të ketë për para një kandidate, është teprër e rrallë të ndihmosh kundërshtarin në logjistikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat