Topi: Jemi në koalicion edhe për të mbrojtur votën

Shqipëria

Topi: Jemi në koalicion edhe për të mbrojtur votën

Më: 23 maj 2015 Në ora: 18:19

Unë besoj se vlerat e një koalicioni janë jo vetëm për të marrë një rezultat ne terren por edhe nje luajalitet edhe për mbrojtjen e votës.

Kështu iu drejtua anëtarëve dhe simpatizantëve të FRD në Elbasan kreu i kësaj partie Bamir Topi, ndërsa celi fushatën për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit. Topi ka prezantuar kandidatët për këshilltarë në këshillin bashkiak, në prani edhe të Qazim Sejdinit, kryetarit aktual të bashkisë së Elbasanit,

Kreu i FRD Bamir Topi, u shpreh se prania në koalicionin, rrit mundësitë për të ruajtuar votat, gjë e cila sipas tij nuk u arrit në vitin 2013.

Situatën politike në Maqedoni kreu I FRD e cilësoi të rëndë e të dhimbshme, ndërsa u bëri thirrje thirrje faktorit shqiptar politik e njerëzor atje të dinë të bashkohen.

“E rëndë dhe e dhimbshme. Kam dy këndvështrime. E para për një politikë aspak demokratike dhe jo në funskion të zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, që u bë 14 vjet që është nënshkruar. Unë do ti bëja thirrje faktorit shqiptar në Maqedoni, faktorit politik dhe njerëzor, të dinë të bashkohen të fuqizojnë veten e tyre dhe të bëhen një sepse tek e fundit në atë shtet gjerat kanë ardhur me 2 standarde”, tha Topi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat