4 orë pritje për 100 pasagjerët shqiptarë në Rinas, asnjë arsye për vonesën

Shqipëria

4 orë pritje për 100 pasagjerët shqiptarë në Rinas, asnjë arsye për vonesën

Më: 23 maj 2015 Në ora: 16:46

100 pasagjerë të linjës Tiranë-Piza kanë pritur më shumë se 4 orë për të imbarkuar në avionin e “Blue Panorama”.

Fluturimi ishte parashikuar të nisej në 11:45 por pasagjerët u lajmëruan që do të kishte një vonesë.

Çuditërisht nuk kishte asnjë vonesë në avionin që pritej të vinte nga Italia dhe ende nuk ka asnjë arsye zyrtare për vonesën.

Më në fund pas 4 orësh pasagjerët kanë mundur të imbarkohen në avion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat