Kosova takon familjet e vjetra të Tiranës

Shqipëria

Kosova takon familjet e vjetra të Tiranës

Më: 23 maj 2015 Në ora: 16:26

Para familjeve të vjetra të Tiranës, kandidati demokrat për Bashkinë, Halim Kosova u tregoi me emocione dhe lot historinë e paraardhësve të tij dhe mikpritjen tiranase. Gjatë bashkëbisedimit i garantoi për respektimin e pronës dhe zhvillimin e drejtë të çdo zone në në kryeqytet.

Atmosfera mikpritëse dhe e hareshme që i rezervuan familjet e vjetra të Tiranës, e preku Halim Kosovën.
E ktheu mbrapa në historinë e vështirë të të parëve të tij, të cilët në vitin 1913 familjet e Tiranës u hapën dyert, ndërsa ishin larguar nga Dibra e Madhe...
“Në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe ndatë bukën bashkë më familjen e gjyshit tim.”
Në vitin 1948 gjyshi i tij internohet nga regjimi komunist në Shkodër për t’u rikthyer në Tiranë në vitin 1953,
“Ku me gjysëm zëri do t’a them që edhe njerëzit e vetë nuk i hapën derën se kishin frikë nga regjimi dhe keni qenë pikërisht ju që ja keni hapur derën. Familja Rrahmani tek rruga “Hoxha Tasim” që i pranoi në shtëpi, që ju i pranuat në shtëpi dhe që e keni organizuar edhe dasmën e babait tim nga ku dola unë”, u shpreh i emocionuar Kosova.
Ky rrëfim para banorëve autoktonë ishte mirënjohje dhe garanci që nuk do t’u mungojë as vëmendja prej kryebashkiaku dhe fillimisht aty ku u dhemb më shumë, tek e drejta e pronës
“Prona e çdokujt është e shenjtë, asnjë institucion, asnjë qytetar tjetër i Tiranës nuk do të gëzojë projekte madhore në kurriz të qoftë edhe një qytetari të vetëm që është pronar diku që e ka dem baba dem siç e thotë edhe ai këngëtari i mirënjohur”....
“Ju premtoj që jo vetëm jam këtu që të kandidoj për Bashkinë e Tiranës si një njeri që do përkrah çdo lloj projekti që zhvillohet në të mirë të qytetarëve në vite, por jam këtu që edhe padrejtësinë që u është bërë qytetarëve të Tiranës, në veçanti ju, ta vëmë së bashku në vendin e duhur në vendin që ju meritoni”, shtoi Kosova.
Lela ka punuar për 40 vite në maternitet dhe siç pohon drejtori i saj kanë pasur ditë të mira, por dhe të vështira.
“Kam punuar 40 vjet në maternitet, kam pasur Drejtor Doktor Halim Kosovën. Që të flas unë se kush është, s’ka nevojë pasi e njeh gjithë Tirana, por desha të them që është një njeri i pakorruptueshëm, ka punuar me ndershmëri të madhe ka ndihmuar të gjithë të vobektit nëse mund të themi dhe të varfrit, një njeri shumë zemërmirë”.
“Unë i kërkoj falje Lelës para jush për një gjë që, shumë herë mund t’ia kem ngrirë gjakun, mund t’ia kem çuar gjakun në fund të këmbëve sepse duke qenë kryemami jo të gjithë kanë qenë me fat që kanë punuar me mua, sepse puna në të mirë të pacientit të përplas me njëri-tjetrin dhe kjo përplasje, ky diskutim, kjo lloj marrëdhënie gjithmonë është shpërblyer në diçka më të mirë për pacientin. Prandaj i kërkoj falje…”, tha Halim Kosova.
Përsonalitete të njohura dhe mbështetës të Partisë Demokratik bënë thirrje për një fushatë derë më derë edhe në fshatrat që I janë bashkuaR Tiranës që Halim Kosova të zgjidhet kryebashkiak me votat e 21 qershorit.
“Kemi një kandidat, i cili përfaqëson moralin më të mirë të qytetarisë së Tiranës. Pra, për ne zgjidhja është shumë e lehtë, unë besoj që jo vetëm tiranasit autoktonë jo vetëm qytetarët e vërtetë të Tiranës, por edhe më gjerë do të votojnë për një kandidat siç është edhe Doktor Halimi”.
Të shpërndahemi e të punojmë nga mëngjesi në darkë me miqtë tanë e njerëzit tanë, kudo që janë në mënyrë që ne të arrijmë fitoren”.
Duke vlerësuar këtë, Kosova tha se u kthen falenderimet që ia kanë dhënë gjatë viteve të punës së tij
“Kam lënë çdo gjë me dëshirën e madhe që t’ja jap këtë gëzim këtij vendi, që çfarë do të thotë që në krye të punës të jetë një njeri i ndershëm, që kurrë në jetën e vetë nuk ka futur dorën në xhepin e askujt. Por përkundrazi për një “faleminderit”, vetëm për një “faleminderit” kam ndejtur 7 orë pa lëvizur nga operacioni kur diskutohej jeta e një gruaje”, thotë Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat