“Një ditë në Korçë”, një lëvizje qytetare në ndihmë të mjedisit dhe njerëzve në nevojë

Shqipëria

“Një ditë në Korçë”, një lëvizje qytetare në ndihmë të mjedisit dhe njerëzve në nevojë

Më: 23 maj 2015 Në ora: 16:11

“Albania Excellence”, Këshilli i qarkut Korçë dhe Bashkia e qytetit, në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) organizuan të shtunën aktivitetin “Një ditë në Korçë”, një lëvizje mbarëkombëtare në ndihmë të një mjedisi të pastër, por edhe në mbështeje të invalidëve, të kësaj shtrese të shoqërisë, të cilëve duhet t’u krijojmë kushte sa më lehtësuse.

Disa qindra qytetarë ishin grumbullur të shtunën pranë Mësonjëtores të parë Shqipe, si protagonistë të kësaj lëvizje, por njëkohësisht edhe si mbështetës të një thirrje publike, e cila u nënshkrua sot në Korçë, pranë ndërtesës të shkollës së parë shqipe, për t’u firmosur më pas nga artististë, intelektualë dhe qytetarë të gjithë hapsirës mbarë shqiptare.

Kryetarja e këshillit të qarkut, Irena Nikaj, aktivitet i cili organizohet nën kujdesin e saj, tha në nisjen e kësaj ceremonie, se “ky aktivitet mbart në vete vlera dhe dimensione të shumëfishta, pasi Korça shpaloset si qyteti model, qyteti i vetëm në Shqipëri që ofron infrastrukturë bashkekohore lehtësisht të përshkueshme nga përdoruesit e biçikletave”.

Për më tepër, theksoi ajo, veprimtaria e sotme një ditë në Korçë, është pjesë e projektit “Për sot dhe nesër”, projekt që ka në fokusin e tij ruajtjen dhe krijimin e një mjedisi sa më të pastër dhe të shëndetshëm.

Kryetarja e qarkut shpalli me këtë rast edhe fillimin e projektit “Albania Excellence” histori suksesi, projekt i cili do të evidentojë historitë e suksesit të qytetarëve të qarkut të Korçës në botë.

Do të jenë shumë aktivitete që do të organizohen për këtë projekt dhe që do të finalizohen me botime të veçanta për Korçën, Pogradecin, Devollin dhe Ersekën, tha zonja Nikaj, duke shprehur mbështejen e saj të plotë në ndihmë të këtij projekti, i cili evidenton historitë e suksesit dhe të dinjitetit të shqiptarëve në botë.

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, duke marrë fjalën, falenderoi iniciatorët e kësaj nisme kaq të kuptimtë në mbrojtje të mjedisit, ashtu si dhe në krijimin e kushteve lehtësuese për njerzit me aftësi të kufizuar. Bashkohem me këtë nisëm tha zoti Filo dhe shpreh mbështetjen time për të gjithë aktivitetet që do të organizohen në ndihmë të evidentimit të suksesit të qytarëve korçarë në botë.

Prefekti i Korçëse, Ardit Konomi, i pranishëm së bashku me biçikletën e tij në këtë ceremoni, shpehu kënaqësinë që ierrte pjesë në këtë pedalim me biçikleta dhe theksoi se do të ishte kënaqësi që këto aktivitete të organizoheshin edhe në të ardhmen.

Presidentja e “Albania Excellence”, Flora Nikolla, duke falenderuar mbështetësit e këtij projekti, i kërkoi qytetarëve firmosjen e thirrjes publike, e cila i kërkon opinionit publik të mbrojë mjedisin, këtë pasuri të madhe që na ka dhuruar natyra, ashtu si kundër synojmë që kjo lëvizje të jetë sa fisnike dhe qytetare, në evoluimin e ndërgjegjes kolektive.

Këtë herë janë artistët korçarë që i bashkohen njëzëri kësaj thirrje dhe nga këtu, veç mijëra qytetarëve që do të bashkohen, do të vijojnë të hedhin firmat e tyre edhe artistë shqiptarë kudo janë, tha Nikolla, duke ftuar imazhin e kësaj lëvizje, artistin e njohur Ardian Cerga.

“Jam i lumtur që rikthehem në Korçë, me këtë mision qytetar”, tha Cerga, duke falenderuar artistët korçarë që i bashkohen kësaj thirrje publike në mbrojtje të mjedisit dhe krijimin e kushteve për njerzit me aftësi të kufizuara”.

Më pas, kryetari i Bashkisë Korçë, ishte i pari që firmosi thirrjen publike mbarëkombëtare për t’u pasuar nga Prefekti, Kryetarja e qarkut, Irena Nikaj, aktoria e Zamira Kita etj.

Inaugurimi i vendkalimit për invalidët në Mësonjëtoren e parë Shqipe do të pasohej nga pedalime me biçikleta në rrugën kryesore të Korçës.

Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe gjatë pasdites dhe me një sëre aktivitete, si me hapjen e ekspozitës “Perëndime të humbura” të Ardian Cergës si dhe me një show në pedonalen e qytetit, ku artistët korçarë do të firmosin publikisht këtë thirrje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat