Revista greke: Sa herë Shqipëria ka marrë hapa agresivë ndaj nesh, ka humbur gjithmonë

Shqipëria

Revista greke: Sa herë Shqipëria ka marrë hapa agresivë ndaj nesh, ka humbur gjithmonë

Më: 23 maj 2015 Në ora: 15:46

Revista greke “Epikaira” i kushton një shkrim të gjatë zhvillimeve më të fundit mes Athinës dhe Tiranës, duke dhënë disa detaje interesante se çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura të diplomacisë së dy vendeve fqinje.

Titulli shkrimit është në formën e pyetjes; “Kush dhe pse po i vë zjarrin tani kufijve?”.

“Ka kaluar pak më shumë se një shekull pas përfundimit të luftërave ballkanike dhe rajoni ynë po përballet përsëri me rrezikun e rigjallërimit të fytyrës së vështirë të nacionalizmit nga irredentizmi shqiptar, i cili kërcënon të ndezë tërë gadishullin”- thuhet në fillim të artikullit.

Sipas kësaj reviste “ngjarjet e fundit provokojnë shqetësim të madh, ndërsa Greqia financiarisht e dobët, e cila ka mbajtur vitet e fundit një qëndrim pasiv, përpiqet të aktivizohet në mënyrë që të ruajë ‘status quo’-në paqësore në Ballkan, si dhe në mbrojtje të interesave të tyre jetike”.

“Guximi i shqiptarëve i ka tejkaluar të gjitha kufijtë”- theksohet në shkrim, ku citohet një burim diplomakik i cili ka deklaruar: “Tirana i ka bërë protestë të fortë Athinës, përmes ambasadorit grek në kryeqytetin shqiptar dhjetë ditët e mëparshme, ku ka kërkuar ndryshim të programit për kërkime për hidrokarbure në detin Jon. Pala shqiptare pretendon se janë shkelur ujërat territoriale shqiptare, ndërsa ka kërkuar hartat e kërkimeve tokësore në Epir. Në këtë mënyrë të qartë, shqiptarët, as më shumë e as më pak, vënë në dyshim kufirin tokësor midis Greqisë dhe Shqipërisë”.

Revista greke shkruan se “harta e kërkimeve, të cilat do të kryhen gjerësisht mbi Janinë, nuk ishte ngritur ndonjë çështje nga fqinji, kur i ka paraqitur ato ministri i atëhershëm për Energjinë, George Manjatis, në vitin 2011.

“Ngrihet një pikëpyetje e madhe – shkruhet në fund të artikullit – , përse Qeveria e Edi Ramës ka ndërmarrë një lëvizje të tillë agresive, duke e ditur mirë sesa herë, ka bërë diçka të ngjashme në të kaluarën, vendi i tij ka humbur gjithmonë”./TCH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat