Reagon Bashkia Kamëz: Nisi terrori policor mbi qytetarët, dhunojnë barbarisht 14 vjeçarin

Shqipëria

Reagon Bashkia Kamëz: Nisi terrori policor mbi qytetarët, dhunojnë barbarisht 14 vjeçarin

Më: 23 maj 2015 Në ora: 13:47

Shoqërohet ne polici 14-vjeçari A.I nën presion, i pashoqëruar nga prindi dhe psikologu. Më pas është ndaluar dhe babai i tij Demir Isha te cilit pas 2 orësh i ështe komunikuar me telefon largimi nga puna

Mbreme rreth ores 19:00 eshte shoqeruar ne Komisariatin Nr.5 14-vjeçari me inicialet A. I, Shoqerimi i tij eshte kryer nga forcat e policise duke e marre nga banesa e tij per ne komisariat i pa shoqeruar nga prindi apo psikologu.

Minoreni eshte mbajtur ne Komisariat i vetem deri ne oren 21:00 ore ne te cilen eshte shoqeruar edhe i Ati i tij.

Pasi eshte marre ne pyetje dhe ne kushtet e presionit psikologjik ne oren 23:00 eshte liruar ore ne te cilen me nje telefonate te drejtorit te shkolles 8-vjecare Elez Isufi Bathore i eshte komunikuar Largimi nga Puna ku punonte si roje shkolle babai i monorenit z. Demir Isha.

Partia Demokratike dega Kamëz dënon presionin policor që është ushtruar ndaj një minoreni dje në Kamëz.
Forcat policore të komisariatit nr. 5 në Kamëz kanë ndaluar një 14-vjeçar me inicialet
A. I., pa praninë e prindërve dhe pa praninë e psikologut, në rrethana të paqarta dhe kundërligjshme.

Në këtë mënyrë, kur sapo ka filluar fushata elektorale, shteti policor i Edi Ramës dhe i Saimir Tahirit kërkojnë me çdo kusht të kontrollojnë përmes dhunës policore qytetin e Kamzës, duke u bërë presion qytetarëve.

U bëjmë thirrje uniformave blu të komisariatit nr. 5 në Kamëz të zbatojnë ligjin, të ruajnë qetësinë dhe të mos bëhen vegla të politikës, pasi për çdo veprim arbitrar do të përgjigjen para ligjit. Besojmë dhe shpresojmë që uniformat blu të komisariatit nr.5 do të jenë garante të ligjit dhe jo palë në këtë proces zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat