Paloka thirrje përfaqësive diplomatike për monitorimin e incidenteve gjatë fushatës

Shqipëria

Paloka thirrje përfaqësive diplomatike për monitorimin e incidenteve gjatë fushatës

Më: 23 maj 2015 Në ora: 13:04

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, nëpërmjet një deklarate për shtyp i bëri thirrje sot misionit të OSBE-ODIHR dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së të monitorojnë nga afër incidentet e fushates elektorale.

Duke iu referuar incidentit të ditës së djeshme në bashkinë e Vaut të Dejes, ai tha se “inspektori i policisë, Gjergj Dodani, ka qëlluar me armë në drejtim të stetasit Alfred Hilës duke u kërcënuar”.
Sakaq, për Palokën, pas ngjarjes dhe denoncimit të PD-së, Ministria e Brendshme nuk ka marë asnjë mase për autorin deri më tani.

Nga ana tjetër, Paloka i bëri thirrje misionit të OSBE-ODIHR dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së të monitorojnë nga afër raste të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat