Dako takim me artistët, skulptori Ilirjan Xhixha dhuron një vepër arti për qytetin e tij

Shqipëria

Dako takim me artistët, skulptori Ilirjan Xhixha dhuron një vepër arti për qytetin e tij

Më: 23 maj 2015 Në ora: 11:33

Kryebashkiaku i Durresit dhe kandidati i se majtes per zgjedhjet e 21 qershorit, Vangjush Dako, është takuar me njerëzit e artit të qytetit të Durrësit.

Bashkia ka akorduar për cdo vit fonde për artin edhe pse problemet e infrastrukturës së qytetit kanë qenë të shumta, theksoi ai.

Për çdo vit bashkia e Durrësit ka dhënë 15 milion lekë nga buxheti i saj për zhvillimin e aktiviteteve artistike si dhe për vlerësimin e veprave të artistëve në mënyrë individuale.

Dako theksoi se rezultat i kësaj pune kanë qenë disa aktivitete që tashmë janë kthyer në traditë në qytetin e Durrësit. Kështu mund të përmendim festivalin ndërkombëtar të filmit, festivalin ndërkombëtar të dance meeting dhe festivali ndërkombëtar i muzikës së dhomës.

Ndërkohë, Galeria e Arteve ka qenë një hapësirë në funksion të artistëve, e cila ka dhënë rezultate të rëndësishme në fushën e artit. Jo më kot arti është përcaktuar si mbiemri i qytetit të Durrësit, ka theksuar kryebashkiaku Dako.

Pjesë e takimit me artistët ka qenë edhe vepra artistike e autorit Ilirjan Xhixha, e cila është vendosur në sheshin e rikonstruktuar të qytetit të Durrësit. Kjo vepër është dhuratë e artistit për qytetin e tij. Xhixha ka deklaruar se “kjo vepër ka qenë një kontribut modest imi për qytetin e Durrësit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat