Zheji: Ja pse Vangjel Dule nuk duhej të dorëhiqej

Shqipëria

Zheji: Ja pse Vangjel Dule nuk duhej të dorëhiqej

Më: 23 maj 2015 Në ora: 10:15

Drejtori i gazetës Mapo, në një shkrim editorial, analizon dorëheqjen e nënkryetarit të Kuvendit, njëkohësisht kryetar i PBDNJ, Vangjel Dule.

Ky i fundit u largua për shkak se mazhoranca vendosi të zgjedhë si nënkryetar të tretë të Kuvendit, kreun e partisë çame, PDIU.

Sipas Zhejit, janë tre arsye përse Dule nuk duhej të jepte dorëheqje.

“Të largohesh sepse nënkryetar Kuvendi u zgjodh Shpëtim Idrizi, është një fyerje e pamerituar për shqiptarët që e hipën në atë poltron, nga më të lartit e institucioneve shqiptare. Dhe zoti Dule e di shumë mirë, shpresoj që edhe Athina që e hoqi duhet ta dijë, se askush në Shqipëri nuk rrudhi buzët dhe nuk shprehu asnjë shqetësim që kryetari i PBDNJ u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,” shkruan Zheji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat