PS prish rendin e gjërave, fut Kishën në fushatë

Shqipëria

PS prish rendin e gjërave, fut Kishën në fushatë

Më: 23 maj 2015 Në ora: 09:58

Fushata rekruton edhe përfaqësuesit e fesë.

Kështu raporton Panorama, sipas të cilës, Partia Socialiste ka kandiduar një pastor për Këshillat Bashkiakë.

Rasti është shënuar në Bashkinë e Maliqit.

Sipas gazetës, pastori Plator Çollaku është i shtati në listën e këshilltarëve bashkiakë.

Pastori ungjillor nuk ka qenë i përfshirë më parë në asnjë parti politike.

Përfaqësuesi i kishës u nxit nga të rinjtë për të kandiduar dhe tashmë ka nisur fuqishëm fushatën.

Ai predikon në Kishën Ungjillore në Libonik./opozita

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat