Berat, kandidati i PS dhe PD së bashku para qytetarëve

Shqipëria

Berat, kandidati i PS dhe PD së bashku para qytetarëve

Më: 22 maj 2015 Në ora: 23:51

Kanditatët për kryetar bashkie në Berat janë përballur ditën e sotme në një debat të organizuar nga USAID dhe UN Women, me temën “Programi për Qeverisjen Lokale”.

Kasem Mahmutaj i koalicionit të djathtë dhe Petrit Sina i koalicionit të majtë u vunë përballë qytetarëve, të cilët bënë pyetje të shumta. Kandidatët iu përgjigjën edhe pyetjeve të grupeve të interesit, duke shpalosur secili programin përkatës.

Bashkëbisedimi zgjati më tepër se një orë, me kandidatët që iu përgjigjën pyetjeve për problemet e infrastrukturës, ndërtimet pa leje në zonat muzeale, zhvillimit të zonës, jetës kulturore, etj.

Projekti i USAID, “Programi për Qeverisjen Lokale”, i cili do të vazhdojë deri në vitin 2017, parashikon asistimin e qeverive lokale pas zgjedhjeve, stafet e të cilave do të trajnohen deri në muajin shtator, kur dhe do të konstituohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat