Edi Rama s’ka “grua të japë për motër”! (Video)

Shqipëria

Edi Rama s’ka “grua të japë për motër”! (Video)

Më: 22 maj 2015 Në ora: 23:08

Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Qyteti Studenti, ka dashur të përsëriste batutën e disa ditëve më parë në Elbasan, për kandidatin e Partisë Demokratike Ardian Turku, për të cilin tha: “S’kam ndonjë motër t’ia jap për grua”.
Por, mesa duket, përsëritja e batutës ka bërë që ai të bëjë një gafë duke thënë: “S’kam ndonjë grua t’ia jap për motër”.

Me të përmbyllur fjalinë, Rama e kuptoi atë çfarë kishte thënë duke u vetëkorrigjuar: “Më falni. S’kam ndonjë motër t’ia jap për grua”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat