Fondi i BB-së, Rama: Shenjë e besimit te reformat tona

Shqipëria

Fondi i BB-së, Rama: Shenjë e besimit te reformat tona

Më: 22 maj 2015 Në ora: 22:47

Kryeministri Edi Rama përshëndeti vendimin e Bankës Botërore, për t’i akorduar Shqipërisë 1.2 miliardë dollarë.

Kjo sipas Ramës, është shuma më e madhe e akorduar ndonjëherë për Shqipërinë, dhe arsyeja e këtij veprimi është vendosmëria e qeverisë për t’u ndarë nga e shkuara.

“Arsyen e shprehu vetë shumë qartë, po Banka Botërore, përmes bordit të drejtorëve ekzekutivë, me dy fjali që thonë shumë: ‘Vendosmëria e fortë e qeverisë, mundësia historike që ka krijuar kjo vendosmëri për t’u ndarë nga e shkuara.’

Kjo është një shenjë shumë kuptimplotë e besimit që pak nga pak po krijojmë tek vendi dhe tek e ardhmja e vendit, reformat tona. Reforma që, u vonuan për shumë vite, ku u zgjodh politika dritëshkurtër e mbajtjes së pushtetit, duke rrënuar shtetin. Politika dritëshkurtër e sigurimit të sotmes, duke sakrifikuar të ardhmen. Politika e mjaltit të gënjeshtrave, në vend të ilaçit nganjëherë të hidhur të të vërtetave.

Sigurisht që, 18 muaj janë shumë pak për të zgjidhur problemet e shumta dhe të rënda të Shqipërisë, por janë mjaft për të kuptuar nëse rruga për t’i zgjidhur është e duhura dhe nëse populli ka të drejtë, siç ka të drejtë, kur thotë se dielli duket që në mëngjes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat