Greqia “kërcënon” Shqipërinë

Shqipëria

Greqia “kërcënon” Shqipërinë

Më: 22 maj 2015 Në ora: 22:13

Greqia ka reaguar zyrtarisht për zgjedhjen e shpëtim Idrizit si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Ministria e Jashtme greke thotë se ky veprim nuk nxit miqësinë mes dy vendeve.

“Zgjedhja e personave që ndjekin perceptime irredentiste, të lidhura direkt me të kaluarën e urryer fashiste dhe naziste, në pozicionet më të larta të shtetit, nuk nxit miqësinë, bashkëpunimin, stabilitetin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes vendeve të Evropës Lindore dhe nuk kontribuon në perspektivën evropiane të Shqipërisë”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke.

Pas zgjedhjes së djeshme të Idrizit nënkryetar Kuvendi, Vangjel Dule dha dorëheqjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat